Politika Privatësisë

Përditësuar më 10 mars 2022

Me hyrjen apo edhe regjistrimin tuaj në  platformën online të shitjeve të Rean Bathroom (www.reanbathroom.com), ju pranoni dhe dakordësoheni  me termat dhe kushtet e poshtë cituara. Gjithashtu do ju lind nevoja ti pranoni sa herë që ju blini në platformë pasi  ato  mund të përditësohen periodikisht.

Mbrojtja e të dhënave tuaja personale bëhet sipas Ligjit në fuqi Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (i ndryshuar) dhe aktet nënligjore në plotësim ligjit. Platforma online e aksesuar nga ju www.reanbathroom.com, është faqja zyrtare online e Rean Bathroom. Në këtë faqe përdoruesit mund të hasen në forma apo formularë të ndryshëm regjistrimi, blerjeje dhe kontakti. Në fusha të ndryshme të këtyre formave apo formularëve lind nevoja për të vendosur të dhëna personale.

Platforma e Rean Bathroom siguron çdo përdorues se të dhënat janë të sigurta në bazë të gjithë kuadrove ligjore në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe aktet nënligjore në zbatim. Gjithashtu përdoruesi pohon vërtetësine dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej tij në format apo formularët e ndryshëm. Çdo përdorues i platformës së shitjeve www.reanbathroom.com ka të drejtë dhe i ofrohet mundësia e kontrollit të të dhënave, përditësimit të tyre, por edhe fshirja e tyre.

Çdo e dhënë e juaja personale e vendosur në llogarinë tuaj në platformën e shitjeve të Rean Bathroom është e mbrojtur. Ato mund të përdoren nga platforma, vetëm në rastet kur është e domosdoshme (kur ju keni mangësi në të dhëna për një porosi të bërë në platformë). Ne mund të përdorim të dhënat tuaja, ato që ju keni dhënë akses për telefonata ose email promovues të ofertave rreth produkteve që ne ofrojmë, kur më parë jeni dakordësuar me përdorimin e tyre.

Si shumë platforma, ne mbledhim informacione që shfletuesi juaj dërgon sa herë që vizitoni platformën tonë (“Të dhënat e log”). Këto të dhëna Log mund të përfshijnë informacione të tilla si adresa e Internetit të kompjuterit tuaj (Adresa “IP”), lloji i shfletuesit, versioni i shfletuesit, faqet e sajtit tonë që vizitoni, koha dhe data e vizitës suaj, koha e kaluar në ato faqe dhe statistika të tjera. Për më tepër, ne mund të përdorim shërbime të palëve të treta (psh Google Analytics) që mbledhin, monitorojnë dhe analizojnë këtë informacion.

Cookies janë skedarë me sasi të vogël të të dhënave, të cilat mund të përfshijnë një identifikues unik anonim. Cookies dërgohen në shfletuesin tuaj nga një faqe në internet dhe ruhen në hard diskun e kompjuterit tuaj. Si shumë faqe, ne përdorim “cookie” për të mbledhur informacion. Ju mund ta udhëzoni shfletuesin tuaj që të refuzojë të gjitha cookies ose për të treguar kur një cookie po dërgohet. Sidoqoftë, nëse nuk pranoni cookie, ju mund të mos jeni në gjendje të përdorin disa pjesë të faqes sonë.

E drejta e aksesit nëse jeni të shqetësuar ose keni ndonjë pyetje në lidhje me të dhënat tuaja personale, ju keni të drejtë dhe ju mundësohet në çdo moment hyrje në të dhënat personale, të cilat ne i mbajmë ose i përpunojmë për ju. Ne mund të ruajmë informacionin në lidhje me ju dhe përdorimin tuaj të produkteve, përfshirë të dhënat personale, për aq kohë sa është e nevojshme për t’ju siguruar produktet dhe përdorimet e përshkruara në këtë Politikë të Privatësisë.

Kjo politikë e privatësisë është efektive që nga data 10 marsi 2022 dhe do të mbetet në fuqi, përveç sa i përket ndonjë ndryshimi në dispozitat e saj në të ardhmen, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë pasi të postohen në këtë faqe. Ne rezervojmë të drejtën për të azhornuar ose ndryshuar Politikën tonë të Privatësisë në çdo kohë dhe ju duhet ta kontrolloni këtë. Politika e Privatësisë mund të ndryshojnë në mënyrë periodike. Përdorimi juaj i vazhdueshëm i shërbimit pasi të postojmë ndonjë modifikim në Politikat e privatësisë në këtë faqe do të konsiderohet se ju keni dhënë pëlqimin për të respektuar dhe për t’u lidhur me politikën e modifikuar të privatësisë.

Për pyetje apo informacion rreth produkteve, porosive apo edhe interes për bashkëpunime ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 (0) 69 2481 543 ose në adresën elektronike [email protected]

Close My Cart
Close Wishlist
Close Recently Viewed
Close
Close
Categories