Rean Bathroom është një emër i afirmuar tanimë në industrinë e prodhimit të mobiljeve, jo vetëm në tregun vendas, por edhe atë rajonal, si KosovëMaqedoni e Veriut dhe Greqi. Prej vitesh në treg ofrojmë produkte cilësore duke iu përshtatur trendeve moderne në dizenjo. Ne prodhojmë mobilje të bukura, elegante dhe funksionale përshtatur për arredime ambientesh banimi dhe komerciale, duke u udhëhequr nga besimi se secili prej nesh është unik dhe meriton më të mirën.

Filozofia jonë, që nga dita e parë e punës dhe në vazhdim, është prodhimi i produkteve moderne në stil dhe funksionale, të një cilësie të lartë dhe njëkohësisht konkurrues në çmime. Për ta përmbushur, ne kemi investuar në teknologji të fjalës së fundit dhe burime njerëzore të kualifikuar e profesional. Çdo proces i yni pune kryhet nga një teknologji moderne dhe e asistuar nga specialistë me eksperiencë në këtë sektor, për ti ofruar klientëve tanë më të mirën e mundshme.

Vazhdimisht ne hulumtojmë tendecat e reja të arredimit jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe atë rajonal e më gjërë. Kjo për të qenë në koherencë me trendet e reja dhe për të ofruar mobilje me dizenjo moderne.

Rean Bathroom ofron në gamë të gjërë modelesh të mobiljeve të banjove të përmasave dhe ngjyrave të ndryshme. Cilësia dhe garancia e produkteve është e padisktueshme. Ne jemi krenarë që sot eksportojmë produktet tona drejtë Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe vëndeve të tjera europiane.

Stil & Elegancë

Modele me dizenjo dhe përmasa që i përshtaten në perfeksion hapësirave tuaja

Close My Cart
Close Wishlist
Close Recently Viewed
Close
Close
Categories