Termat & Kushtet

Përditësuar më 10 mars 2022

Me hyrjen apo edhe regjistrimin tuaj në  platformën online të shitjeve të Rean Bathroom (www.reanbathroom.com), ju pranoni dhe dakordësoheni  me termat dhe kushtet e poshtë cituara. Gjithashtu do ju lind nevoja ti pranoni sa herë që ju blini në platformë pasi  ato  mund të përditësohen periodikisht.

Çdo e dhënë e juaja e vendosur në llogarinë tuaj në platformën e shitjeve www.reanbathroom.com është e mbrojtur. Ato mund të përdoren nga platforma, vetëm në rastet kur është e domosdoshme (kur ju keni mangësi në të dhëna për një porosi të bërë në platformë) dhe me dakordësimin tuaj.

Platformës së shitjeve online Rean Bathroom i lind e drejta të pranojë apo edhe të refuzojë (në raste të veçanta) porosinë tuaj. Në të gjitha rastet ju do të njoftoheni nëpërmjet adresës zyrtare elektronike ([email protected]) ose me anë të një telefonate, bazuar në të dhënat e vendosura në porosinë e kryer.

Platforma e shitjeve online Rean Bathroom u mundëson çdo individi të krijojë llogarinë personale në platformë. Ju mund të porosisni produkte edhe pa qenë nevoja e regjistrimit më parë.

Rean Bathroom bashkëpunon edhe me palë të treta për shërbimin e transportit të porosive. Çmimet, kohëzgjatja dhe kushtet e shërbimit të transportit janë të publikuara në faqe, por bëhen me dije në momentin e porositjes së produktit në platformë ose në anekse të dedikuara.

Duke qenë se platforma e shitjeve online Rean Bathroom ofron shërbim transporti me palë të treta, si rrjedhojë gjurmimi i porosisë do të kryhet nëpërmjet sistemit të menaxhimit të postës kurier. Gjithashtu suporti i platformës do t`ju informojë në kohë reale për vendodhjen e porosisë tuaj.

Kthimet e produkteve apo edhe ndërrimet janë tejet specifike edhe nga natyra e produkeve që ofrohen. Në çdo rast specifik vendimarrja do të bëhet me anë të komunikimit të drejtëpërdrejtë.

Për pyetje apo informacion rreth produkteve, porosive apo edhe interes për bashkëpunime ju mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 (0) 69 2481 543 ose në adresën elektronike [email protected]

Close My Cart
Close Wishlist
Close Recently Viewed
Close
Close
Categories